Afrimiteti me Romeon, ja çfarë mendon babai i Heidit

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Afrimiteti me Romeon, ja çfarë mendon babai i Heidit

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big brother vip”, një nga temat që u diskutua ishte edhe marrëdhënia e afërt mes Heidit dhe Romeos.

Dyshja pranuan se ndihen shumë mirë në prani të njëri tjetrit dhe se mes tyre ka një energji të mirë pozitive, duke e lënë kështu të hapur mundësinë për një romancë.

Mirëpo, çfarë mendimi ka babai i Heidit për këtë afrimitet të së bijës me Romeon, duke qenë se romanca e fundit publike e saj nuk u prit aspak mirë nga ai?

Për të folur rreth mendimit të prindërve të Heidit ka qenë i ftuar daja i saj në puntatën e sotme të “Fan Club”.

Ai tregoi se i ati është shumë i qetë, ama si çdo baba, mendon se asnjë mashkull nuk është mjaftueshëm i mirë për vajzën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE