Moti për sot, prani e ngricave përgjatë akseve rrugore!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Ka prani të ngricave përgjatë akseve rrugore, si dhe mjegull të dendur/mjegullinë e reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era fryn me drejtim veriperëndim – verilindje e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era fiton shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
-2/8
Diell re
Kukës
2/12
Diell re
Lezhë
0/11
Diell re
Dibër
-3/7
Diell re
Durrës
4/16
Diell
Tiranë
2/14
Diell
Elbasan
1/12
Diell
Berat
-2/12
Diell
Vlorë
2/15
Diell
Korçë
-4/7
Diell re
Gjirokastër
-3/10
Diell
Sarandë
5/15
Diell