16-vjeçari arrin rekord të ri duke zgjidhur enigmën Megaminx për 31.4 sekonda!
vovalbania
January 29, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
16-vjeçari Aidan Grainger ka arritur së fundmi një rekord të ri duke zgjidhur enigmën Megaminx për 31.4 sekonda. Megaminx është një enigmë me 12 faqe dhe 50 pjesë lëvizëse e cila funksionon në mënyrë të ngjashme me një rubikon.
Shkathtësia e 16 vjeçarit e vendos atë si lojtarin e 9-të më të shpejtë në zgjidhjen e Megaminx, por ai aspiron edhe vendosjen e një rekordi të ri botëror. “Jam krenar që kam arritur këtë rekord sepse është diçka që jam përpjekur ta arrij për një kohë të gjatë”,-tha Grainger. Ndërkaq, rekordin për zgjidhjen më të shpejtë të Megaminx e mban argjentinasi Leandro Martin Lopez, për vetëm 24.12 sekonda.