Aktorja e serialit “Baywatch” Nicole Eggert e penduar për zmadhimin e gjoksit: “Po vuaj nga kanceri…”!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e serialit “Baywatch” Nicole Eggert e penduar për zmadhimin e gjoksit: “Po vuaj nga kanceri…”!

Aktorja e serialit “Baywatch” Nicole Eggert është penduar që ka vendosur implante silikoni në gjoksin e saj në moshën 18-vjeçare pasi tani vuan nga kanceri. Eggert së fundmi ka bërë të ditur se ka kancer në gji dhe se aktualisht është në fazën e dytë dhe në një intervistë për People ka treguar se është penduar që ka bërë operacione plastike.

Unë i shikoj të gjitha këto vajza të reja duke e bërë këtë dhe them: ‘Zot, lëri të qetë trupat e tu’.

Aktorja ka bërë një sërë operacionesh për zmadhimin e gjoksit gjatë viteve, por vendosi t’i reduktojë ato në vitin 2015. Eggert pranoi se nuk ishte e gatshme as fizikisht dhe as mendërisht për xhirimet e përditshme me rroba banje.

Ishte një vendim i gabuar i një vajze 18-vjeçare.

Pasi zbuloi së fundmi se kishte kancer, Eggert tha se po pret të shkojë në sallën e operacionit për t’i hequr një gungë të dhimbshme nga gjoksi i saj i majtë dhe për të zbuluar se kur mund të fillojë kimioterapinë. Aktorja pranoi se shpesh e zë paniku duke e ditur se kanceri po rritet në të çdo sekondë dhe mendimi se mund të vdiste dhe të linte vajzat e saj, Dilyn dhe Keegan është gjëja më e vështirë për të. Aktorja pranoi se ajo as nuk e di se si do t’i paguajë të gjitha shpenzimet mjekësore, ndaj shoqja e saj e ngushtë Mindy Molinary ka nisur një apel për të financuar trajtimin në mënyrë që ajo të mos mbetej pa para dhe pa shtëpi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65757 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE