Alfio Rrotani së shpejti do të rikthehet në televizion?!
Alfio Rrotani ishte banori i parë i cili la shtëpinë e “Big brother vip” me votat e publikut.
Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Big Brother Radio”, ku tek u pyet për eksperiencën në “BBV3”, Alfio e përshkroi si një eksperiencë të veçantë.
Mirëpo, a po synon ai të rikthehet në ekran? Përgjigjia është “po” dhe normalisht që dëshira e tij do të ishte për një emision gatimi.
Ta rikapësh ritmin pas qëndrimit në atë shtëpi, nuk është e lehtë… Nuk do kisha ndryshuar asgjë. Do kisha hapur debate për gjëra që nuk më përkasin. Kur je aty brenda të mungojnë shumë gjëra, edhe jeta reale që disa herë na duket monotone, ti aty brenda kupton sa gjëra të bukura ke patur dhe fillojnë të mungojnë të gjitha. Fama erdhi një moment që më shumë më prishi punë, ndaj bëra një ndalesë dy vjeçare. Prandaj e bëra këtë rikthim për t’u rifutur në emision, për të patur një rikthim në televizion me një emision kuzhine. Top Channel është shtëpia ime e parë, aty ka filluar çdo gjë. Falë Top Channel, jam në Shqipëri kam plotësuar ëndrrat e mia…”
Kujtojmë se Alfio u bë i njohur për publikun gjatë pjesmarrjes në programin e gatimit “Master Chef”, ku dhe u shpall fitues.