Gjendja në shtatzëni e cila rrit rrezikun e problemeve të zemrës!
Një studim zbuloi se gratë shtatzëna me preeklampsi kanë katër herë më shumë gjasa për presion të lartë të gjakut. Gjetjet vijnë pas një studimi që përfshinte gati gjysmë milioni gra, duke studiuar ndikimin e presionit të lartë të gjakut i njohur si hipertensioni në shëndetin e zemrës. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se gratë shtatzëna me tension të lartë janë më të ekspozuara ndaj rrezikut të sëmundjeve të zemrës pas lindjes.
Shkencëtarët nga Britania e Madhe zbuluan se gratë me ndonjë nga tri llojet e hipertensionit kanë 15% më shumë gjasa të kenë sëmundje të arterieve koronare. Ato gjithashtu kanë 11% më shumë gjasa të kenë një goditje në tru. Megjithatë, gratë me këtë gjendje nuk janë në rrezik më të madh për probleme të tjera të zemrës, si fibrilacioni atrial që shkakton rrahjen e parregullt të zemrës.
Hipertensioni prek rreth 10% të nënave në pritje të ëmbë. Studime të tjera kanë zbuluar se kjo gjendje mund të shkaktojë disa sëmundje fatale tek fëmijët më vonë në jetë. Simptomat përfshijnë rritje e presionit të gjakut, mungesa ose prania e proteinave në urinë, ënjtje, shtim i papritur në peshë, ndryshimet vizuale si shikimi i paqartë ose i dyfishtë, të përziera, të vjella, dhimbje në anën e djathtë në pjesën e sipërme të stomakut ose dhimbje rreth stomakut.
Megjithatë, shumë njerëz nuk i vërejnë shenjat e hipertensionit, që do të thotë se zakonisht zbulohet gjatë ekzaminimeve rutinë prenatale. Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të presionit të lartë të gjakut të lidhur me shtatzëninë, të gjitha ndodhin në faza të ndryshme të shtatzënisë.
Ato quhen hipertension kronik, hipertension gestacional dhe preeklampsi. Studimi, i publikuar në “International Journal of Gynecology and Obstetrics“, mbështet kërkimet e mëparshme mbi efektet e rrezikshme të presionit të lartë të gjakut tek gratë shtatzëna.