Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë deputetin Salianji, 18 deputetë të tjerë të opozitës jashtë Kuvendit për 10 ditë…
Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë deputetin Salianji, 18 deputetë të tjerë të opozitës jashtë Kuvendit për 10 ditë
Deputetët e Partisë Socialiste i kërkuan sot Sekretariatit të Etikës marrjen e masave disiplinore për 19 deputetë të opozitës për shkak se kanë bllokuar funksionimin e Kuvendit.
“Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmues në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që kryetarja e Kuvendit të mund të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ata vijuan të mbanin të bllokuar foltoren”, thuhet në kërkesën e firmosur nga shtatë deputetë të PS-së.
Kërkesa i referohet gjithashtu edhe bllokimit të dy mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
“Skenarët bllokues të veprimtarisë parlamentare nga deputetët e opozitës vijuan edhe në komisionin e reformës zgjedhore të 26.01.2024, ata bllokuan sallën ku do të zhvillohej mbledhja duke mos lejuar deputetët e maxhorancës të uleshin në vendet e tyre. Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve dhe iu drejtuan me tone të larta deputetëve të grupit parlamentar të PS-së. Kjo situatë e krijuar e bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës detyroi që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht”, vijon më tej kërkesa.
Deputetët për të cilët kërkohet masa disiplinore