E pabesueshme në Katar, gazetarët sulmojnë trajnerin e Irakut pas eliminimit!
E pabesueshme ajo që ndodhi në Katar, në konferencën për shtyp pas eliminimit të Irakut në 1/8 e Kupës së Azisë nga Jordania. Pasi e kishte mbyllur në avantazh pjesën e parë falë një goli të Al Naimat, Jordania u barazua dhe më pas u barazua dhe u përmbys nga Iraku falë golave të Natiq dhe Hussein, por në minutën e 95 dhe të 97 erdhi dhe kundër-përmbysja e firmosur nga Al Arab dhe Al rashdani që sigluan suksesin 3-2 të jordanezëve.
Disa gazetarë irakianë siç shihet edhe në një video që po bën xhiron e web-it, filluan të polemizonin me trajnerin e Irakut Jesus Cavas dhe tentuan ta sulmonin të inatosur për humbjen, teksa u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që konferenca të vazhdonte.
Shumë e kritikuan Casas që u shpërqendrua nga roli i trajnerit duke dhënë shumë intervista gjatë këtij kompeticioni, duke ja dedikuar kësaj humbjen e kombëtares që konsiderohej si një ndër skuadrat më të kuotuara për të titullin kontinental.
Federata e Irakut shpërndau një komunikatë ku shpreh keqardhjen e thellë për një skenë që ishte edhe më e dhimbshme se eliminimi i skuadrës, duke denoncuar sjelljen kundër trajnerit, me Federatën që siguroi se do të impenjohet për të mos biseduar me mediat që kërkojnë të mbjellin kaos.