Gruaja i lë trashëgimi 2,6 milionë euro kafshëve të saj shtëpiake!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gruaja i lë trashëgimi 2,6 milionë euro kafshëve të saj shtëpiake!

Një grua kineze është bërë virale për faktin se ka përjashtuar tre fëmijët e saj nga testamenti, duke ia lënë të gjithë trashëgiminë kafshëve shtëpiake. E moshuara nga Shangai, me mbiemrin Liu, ka vendosur të lërë pasurinë e saj prej 2.59 milionë euro, për qenin dhe macen e saj.

Sipas “South China Morning Post”, e moshuara fillimisht e kishte të shkruar në testament se do t’ua linte trashëgiminë fëmijëve të saj, por ndryshoi mendje kur pa se asnjëri prej tyre nuk denjoi ta vizitonte apo të kujdesej për të, kur ajo ishte e sëmurë. Ajo vendosi t’ia ndante pasurinë dy kafshëve të saj shtëpiake që i bënin gjithmonë shoqëri.

Në këtë mënyrë, sipas testamentit të Liut, të gjitha paratë duhet të përdoren për t’u kujdesur për kafshët e saj dhe pasardhësit e tyre, nëse qeni dhe macja do të kenë në të ardhmen. Për këtë, ajo ka caktuar një klinikë veterinare lokale si administrator të trashëgimisë së saj. Por, sipas mediave lokale, në Kinë është e paligjshme që një person t’ua lërë të gjitha pasuritë kafshëve shtëpiake. Megjithatë, rruga që ka zgjedhur kjo grua, duke ia lënë pasurinë kafshëve indirekt, nëpërmjet klinikës veterinare, është mëse e ligjshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE