Jeff Bezos punon akoma nga e njëjta tavolinë që përdori për të ndërtuar Amazon!
Miliarderi Jeff Bezos refuzon të lërë pas tavolinën që e shoqëronte ndërsa po ndërtonte një nga bizneset më të suksesshme të tregtisë elektronike në botë.
Lauren Sanchez, e fejuara e Bezos, bëri një postim në rrjete sociale duke ndarë një foto të themeluesit dhe CEO të Amazon, duke punuar nga tavolina origjinale që ai përdori për të krijuar kompaninë e tij.
Pas gjithë këtyre viteve…Kur hyra tek ai duke punuar këtë mëngjes, bëra këtë foto. Thjesht më pëlqen që ai është ende duke punuar nga një nga tavolinat e para që kanë ekzistuar që nga fillimi.
Jeff i propozoi partneres së tij disa muaj më parë pas gati pesë vitesh lidhjeje. Ata u takuan përmes ish-bashkëshortit të Lauren, Patrick Whitesell, i cili punon si menaxher i shumë personazheve të famshëm. Lauren u rrit po ashtu në varfëri, ndërsa u bë e famshme si gazetare. Bezos nisi romancën me Lauren pasi i dha fund lidhjes me MacKenzie Tuttle, me të cilën ishte i martuar për 25 vite.