Roza flet për dashurinë e parë: E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roza flet për dashurinë e parë: E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Ndërkohë, gjatë një bisede, Roza ka përmendur ish-partnerin, duke u shprehur se nuk do donte më të kishte një lidhje me një person të famshëm.

Nuk më pëlqen person publik, dua të jem unë ‘star-i’ i shtëpisë. Dikur kam qenë e lidhur me një të famshëm, kam provuar anë të shëmtuar të famës. Por s’do e provoja kurrë sërish! E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE