“Do plasë sherri…”, Romeo bën paralajmërimin për këtë javë!

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do plasë sherri…”, Romeo bën paralajmërimin për këtë javë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Këtë javë banorët kanë vendosur që të kenë buxhet personal dhe jo në grup ashtu siç ka qenë deri më tani. Ama duket se kjo Romeos nuk i ka pëlqyer, pasi mendon se është një taktikë për të krijuar sherre dhe shprehet se do të ketë shumë zënka këtë javë.

Romeo: Do plasë sherri, kjo ndarja e buxhetit do zihen shumë në shtëpi, do çohet njëri natën do marri ndonjë gjë

Ilnisa: Nëse do të futësh duart te buxheti jonë futi o Romeo askush nuk po e bën problem

Flirtet e Meritonit dhe Ilnisës janë vënë re që në fillim dhe aludimet se ata do të ishin një nga çiftet e para të  krijuara në shtëpi duket se nuk ishin të gabuara. Afrimet, ledhatimet, puthjet në faqe sa vini  dhe shtoheshin, ku tashmë ata e kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin. Ama nga ana e banorëve duket se pëlqimi nga ana e Meritonit nuk është shumë i sinqertë dhe Vesa i ka drejtuar disa pyetje Ilnisës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE