Gjithçka që duhet të dini për ‘Miping Cafe’, lokalin në Japoni i stërmbushur me derra!
Kafenetë e derrave janë ‘çmenduria’ e fundit që tërheq turistët në Japoni. ‘Mipig Café’ në Harajuku është ndër 10 kafenetë e tderrave në Japoni, duke përfshirë një në ishullin kryesor më verior të Hokkaido dhe një tjetër në Fukuoka në ishullin jugor Kyushu.
I pari u hap në Tokio në 2019. Dy të tjera pritet të hapen më vonë këtë vit. “Çdo derr është unik. Secili ka personalitetin e tij. Ju mund të vini re se një mund të jetë kokëfortë dhe një tjetër mund të jetë i butë”-tha Shiho Kitagawa, një nga pronarët e Mipig i cili i referohet derrave si “buta-san”.
Derrat nuk rriten më shumë se një qen Corgi. Një makinë shpërndarëse pijesh është në cep të kafenesë, por vështirë se dikush pi gjë, pasi janë shumë të zënë me derrat. Klientët paguajnë 14 € për 30 minutat e para në shoqërinë e derrave. Kërkohet një rezervim. Kafeneja nuk investon në reklama. Ndërkaq, disa njerëz kanë ngritur pyetje etike nëse kafshët e shijojnë përvojën po aq sa njerëzit. “Duhet të jetë stresuese të prekesh dhe të përkëdhelesh nga të huaj”-tha Sachiko Azuma, kreu i PEACE me bazë në Tokio, që synon t’i japë fund mizorisë dhe shfrytëzimit të kafshëve.
Dr.Bruce Kornreich, profesor i shkencave klinike në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Cornell në Itaka, New York, tha se bashkëveprimi me kafshët mund të ulë presionin e gjakut dhe të reduktojë dhimbjet e kokës dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Ai gjithashtu rrit ndjenjën e mirëqenies dhe i ndihmon njerëzit të përballen me stresin.
Ka prova në rritje se shoqërimi dhe mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të ofrojë përfitime për shëndetin mendor dhe fizik për njerëzit.