Jennifer Lopez, Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja e tij japin shembullin më të mirë të bashkëprindërimit!
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen sërish së bashku pasi të dy patën fëmijë me ish-bashkëshortët e tyre. Rasti i Ben dhe ish-bashkëshortes së tij është krejt i veçantë sepse aktorja është shumë e lumtur që ai gjeti lumturinë sërish me një person tjetër. Ata janë prindër të fëmijëve Violet, Seraphina dhe Samuel.
Jennifer Lopez and Ben Affleck spotted in Los Angeles. pic.twitter.com/rpMqkjQ7Dy
— Bennifer Updates (@BenniferUpdates) January 29, 2024
Në një dalje të fundit, Jennifer Garner, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u panë mjaft të lumtur dhe të gëzuar teksa kalonin pak kohë së bashku në një event të shkollës së fëmijëve në Los Angeles. Të tre u panë duke ndjekur një performancë muzikore ndërsa ecnin përkrah Seraphina dhe Samuel, 11 vjeç, dhe Emme, e cila është fëmija i Jennifer Lopez nga martesa me ish-bashkëshortin Marc Anthony.
Jennifer Lopez and Ben Affleck all smiles alongside Jennifer Garner on rare joint outing with kids in LA https://t.co/FnywMgV3G5 pic.twitter.com/tUofz8IZEo
— Page Six (@PageSix) January 29, 2024
Ben Affleck dhe Jennifer Garner ishin të martuar për 13 vjet nga 2005 deri në 2018 dhe tani shkojnë mirë edhe me të dashurin e Garner, John Miller. Sipas një burimi të brendshëm, i cili foli për Us Weekly në nëntor u bë e ditur se:
Ben është me këmbë në tokë, dhe po ashtu edhe John, kanë një respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin.
Një tjetër burim që foli për Daily Mail pohoi se:
Drama e së kaluarës dhe emocionet e divorcit janë zhdukur prej kohësh dhe të gjithë po e bëjnë të funksionojë sepse e duan njëri-tjetrin. Është me të vërtetë një situatë shumë e lumtur bashkëprindërimi.