Libia dëbon 350 emigrantë të parregullt drejt Egjiptit fqinjë!
Autoritetet në Libi thanë sot se kanë nisur me kthimin e 350 emigrantëve pa dokumente drejt vendit të tyre te origjinës Egjipt. Libia e shkatërruar nga lufta është kthyer në një pikë kryesore nisjeje për refugjatët që shpresojnë të mbërrijnë në Evropë nga vende të ndryshme të Afrikës.
Por praktika ka sjellë organizim të bandave abuzive, pengmarrjeve e dhunës teksa trafikantët organizojnë lundrimet e rrezikshme drejt brigjeve evropiane apo anijeve të bamirësive në detin Mesdhe.
Administrata në Libi pranoi vitin që shkoi një marrëveshje për kthimin e të huajve që gjenden ilegalisht në vend.
“Organi kundër emigracionit ilegal ka nisur sot procesin e deportimeve me 350 qytetarë egjiptianë që nuk kishin dokumente të rregullta”, tha zëdhënsi i agjencisë së kontrollit të emigracionit Haytham Belgassem Ammar.
Ndërsa deri një ditë më parë, 323 emigrantë, shumica e të cilave gra, ishin kthyer përsëri në Nigeri me avion nga Tripoli dhe Benghazi, në koordinim me zyrtarë të OKB në vend.
Libia thotë se ka kthyer në Egjipt 600 emigrantë të parregullt muajin që shkoi.
Shumica e të dërguarve me autobusë në kufi ishin të rinj, dhe disa të mitur, shtonte Ammar, duke thënë se numri të kthyerve në Nigeri ishte gati dy herë më i madh.
“Doja të shkoja në Lampedusa në Itali kur më kapën,” tha një prej tyre, 16-vjeçari egjiptian Ziyad Salama Abdellatif, për rrjetin AFP.
Një tjetër, i quajtur Bakri Mohamad Sobhi, tha se ka ardhur në Libi ilegalisht prej gushtit, por u kap nga policia në qytetin bregdetar të Ras Lanuf, një nga terminalet kryesorë të naftës në veri.
Përveç emigrnatëve që tentojnë detin, shumë të tjerë jetojnë prej vitesh në Libi duke punuar në bujqësi, ndërtim e tregti, shkruan rrejti AFP.
Kanë kaluar më shumë se një dekadë nga kryengritjet e mbështetura nga NATO të vitit 2011 ku u përmbys dhe u vra lideri i vjetër libian Moamar Kadhafi, dhe prej atëherë vendi është ndarë në dy administrata të armatosura, një pro-perëndimore e një rebele.