Mbyllet “Në kuadër të dashurisë” në kinema, ja shifra e “çmendur” e biletave të shitura përgjatë 4 muajve
Dita e djeshme ka qenë e fundit për filmin “Në kuadër të dashurisë” në kinema.
Kështu bëri të ditur Ledion Liço në një postim në Instagram, ku mes të tjerash tregoi edhe numrin se sa bileta u shitën këto katër muaj.
“105 mijë bileta të shitura në të gjithë botën” shkruan Ledioni, duke vazhduar më pas:
“Do doja t’iu falenderoja nga zemra për mbështetjen e pakursyer e të gjithë juve që keni ndjekur filmin ashtu siç duhet, me dinjitet dhe integritet.
Përtej piraterisë që godet punën dhe djersën e qindra profesionistëve, e keni bërë këtë film shumë të dashur dhe për këtë do t’ju jem gjithmonë mirënjohës.
Mirënjohje për Regjisorin dhe Skenaristin Koloreto Cukali, protagonistët e mrekullueshëm, Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Sara Hoxha, Roerd Toçe, Olta Daku dhe yjet e ngahershëm të kinemasë, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita si edhe të gjithë trupën fantastike të aktorëve.
Faleminderit Nilor Films, dhe njerzve që kam kënaqësi ti kem miq në jetë e në punë, Ols Abazi, Rezart Gurashi, Alban Male, Desantila Lika, Blerina Muharremi, Bledar Çili, Eurilda Dhame dhe të gjithë crew tonë të palodhur.
Për të gjithë vajzat dhe djemtë e distribucionit dhe promovimit, ishte qejf të punoje dhe punosh me ju çdo ditë.
Faleminderit për mbështetësit tanë, atë të heshtur dhe ata të zëshmit, ata që besuan tek ne.
Asgjë nuk do ishte e mundur pa mbështetjen tënde të palëkundur, Lori Hoxha, je një rreze drite në çdo tunel të errët që vendosim të hyjmë!”.