“Mund të rimishërohemi deri në 13 herë, viti 2024 do të jetë“! Ja çfarë tha studiuesja e shkencave okulte, Pranvera Xhafa!
E ftuar në mbrëmjen e sotme në emisionin ´Ndryshe´ ishte studiuesja e shkencave okulte, Pranvera Xhafa. Ajo foli për shumë tema të ndryshme rreth mistereve të jetës dhe pikëpyetjeve në kokat tona. E pyetur fillmisht se nëse e konsideron Zotin si një energji apo një qënie fizike që nuk njeh kohë dhe hapësirë, Pranvera komentoi:
Pak nga të dyja. Sepse që të manifestohet energjia duhet të kesh një trup dhe siç manifeston Zoti veten në çdo gjë të gjallë, është fizike por pastaj është ajo pjesa që nuk duket.
Meqë jemi te energjia, besoj që të gjithëve ju ndodh që kur mendon për dikë, ai person të shfaqet papritur ose të shkruan mesazh. Si shpjegohet kjo?
Fakti që neve kalojmë shumë kohë me njerëzit që kemi përzemër, që kemi dhe një lidhje shpirtërore me ta, atëherë ndodh që hapet një kanal energjitik me këtë person dhe je në komunikim të vazhdueshëm me të energjitikisht.
Çfarë është syri i tretë?
Syri i tretë në fjalë të thjeshta është ai syri intuitiv që shikon përtej fizikes, pra arrin të lexojë në brendësi të personit.
Sa jetë mendon që ka pasur njeriu?
Zakonisht janë 13 cikle, mund të ndodhë që ne të rimishërohemi deri 13 herë, 12 janë ciklet përfundimtare dhe cikli 13 është ai finali ku ke mundësinë e fundit që të purifikohesh dhe ta bësh mirë këtë jetë, pra të mos bësh më gabimet e së kaluarës.
E pyetur nëse viti 2024 do të jetë një vit i mbarë, Pranvera komentoi:
Është një vit më stabël se 2023 por më sfidues. Për të gjithë ata që nuk janë sfiduar shumë në të gjitha nivelet, këtë vit do të sfidohen edhe më shumë.