Upss! Ledion Liço ngatërrohet mes Sara-ve, ja si reagoi partnerja e tij
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Upss! Ledion Liço ngatërrohet mes Sara-ve, ja si reagoi partnerja e tij](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//upss-ledion-lico-ngaterrohet-mes-sara-ve-ja-si-reagoi-partnerja-e-tij.jpg)
Ledion Liço ka bërë pak më parë një postim në Instagram ku bënte me dije se dita e djeshme ishte e fundit në kinema për filmin “Në kuadër të dashurisë”.
Mes të tjerash Ledioni tregoi gjithashtu edhe suksesin e padiskutueshëm të këtij filmi me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, duke treguar se në 4 muaj i shitën 105 mijë bileta nëpër botë.
Mirëpo vëmendje mori edhe një gabim i vogël i Ledjonit. Në postimin e tij ku ai bashkangjiti disa foto të aktorëve të “Në kuadër të dashurisë”, gabimisht ai etiketoi partneren e tij, Sarën, kur në fakt duhej Sara Hoxha, fituesja e “Dancing With The Stars Albania”.
Këtë gabim e vuri re menjëherë partnerja e tij, e cila në koment tha: “Ke bërë tag Sarën e gabuar“, shoqëruar me një emoji.
“Jam i ri në këtë sport”, ia ktheu me shaka Ledioni.