Veshja e VIP-ave brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri parë nga sytë e Niko Komanit/Stilisti i njohur flet për këtë dhe jo vetëm në TAR!

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veshja e VIP-ave brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri parë nga sytë e Niko Komanit/Stilisti i njohur flet për këtë dhe jo vetëm në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio stilisti i njohur Niko Komani për të na thënë se si po i duket ky edicion i tretë i “BBV”. Dalja e Ervin Gonxhit mbrëmjen e djeshme, si e komenton Niko? Për këtë e shumë të tjera zbuloni duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, si e sheh Niko raportin Ilnisa-Meriton?

Sa të bukur janë, i kam shumë qejf të dy. Janë real në sjelljet e tyre sidomos në Prime kur thonë që janë thjesht miq.(qesh) Këto janë fjalët e atyre që pas disa kohësh bëhen çift. Nuk e di pse po marrin kaq kritika në diferencën e moshës, jetojmë në epokën që nuk më bën asgjë habi, kur të dy janë të lumtur të shoqërohen më kë të duan.

Romeo-Heidi?

Nuk e di se për kë ka pëlqim Heidi. Meritonin e ka patur pëlqim sepse rrinte në fillim tani nuk e di por di që Romeo e tregon që e pëlqen shumë. Heidi do të tregohet e kujdesshme, edhe kur Roza i përmendi “Grande Fratello”-n u përlot, që nuk e kuptova arsyen përse.

Sara-Bardhi?

Më pëlqejnë shumë të dy sepse i njoh edhe personalisht. Kanë nisur zyrtarisht lojën.

A do të bëhej pjesë Niko e “BBV”?

Në këtë edicion do të dilja jashtë vetes sepse të gjithë të sulmojnë. Jam person që më pëlqejnë sfidat dhe garat por nuk më pëlqen izolimi. Në plazh do të ishte sfidë e bukur.(qesh)

Si po i duken Nikos veshjet e VIP-ave brenda shtëpisë?

Djemtë nuk bien në sy. Nuk kam patur kurrë pritshmëri për ta. Edhe në jetën e tyre jashtë janë të thjeshtë. Në këtë edicion edhe nga vajzat nuk po më pëlqen asnjëra. Mundohen të vishen, preferojnë kostumet për të shmangur xixat por nuk kam asnjë të preferuar. Egla ishte veshur shumë thjeshtë mbrëmjen e djeshme ama më pëlqeu shumë.

Kush nga banorët ka nevojë për rregullim urgjent sipas Nikos?

Meri ka nevojë për një rregullim urgjent sidomos më flokët.(qesh) Kështu më pëlqen sepse e kam xhan, më kënaq ashtu si flet. Nuk mendoj se dikush aty do dorën e një stilisti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE