Vinin baste sportive me celularë, 5 të arrestuar në kryeqytet!

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vinin baste sportive me celularë, 5 të arrestuar në kryeqytet!

Pesë persona ranë në prangat e bluve të kryeqytetit për veprimtarinë e vënies së basteve sportive përmes celularëve. Pas një pune të mirëfilltë hetimore, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizoi operacionin policor të koduar “Shady snake”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Ndër të tjera, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive. Të arrestuarit janë të moshave 25, 30, 36, 38 e 42 vjeç.

Njoftimi zyrtar i policisë: 

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 5 shtetas të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE