Dua Lipa nuk fshihet më, fotografohet duke u puthur me partnerin e ri

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dua Lipa nuk fshihet më, fotografohet duke u puthur me partnerin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Duali Lipa dhe i dashuri i saj, Callum Turner, janë kapur këtë të martë nga paparazi në fshatin Larchmont të Los Anxheles.

Dua dhe aktori britanik po putheshin, përqafoheshin dhe buzëqeshnin ndërsa ishin duke bërë dhe pak pazar.

Siç mund ta shihni, në imazhet e paraqitura më poshtë ata duken si një çift i lumtur.

Ndërkohë kujtojmë se në një intervistë të dhënë së fundmi, Dua Lipa ka folur për kompleksitetin e jetës së saj të dashurisë.

Para publikimit të albumit të saj të tretë, këngëtarja 28-vjeçare ka zbuluar se si dhimbjet e përjetuara nga dashuria kanë ndikuar në muzikën e saj.

Në bisedën e sinqertë, Dua ka lënë të nënkuptohej se ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me të dashurin e saj francez, Romain Gavras.

Spekulimet për një ndarje mes Dua dhe Roman nisën të qarkullonin në muajin dhjetor, pas 8 muajsh lidhje.

“Kam patur ndarje në jetën time ku jam ndjerë sikur i vetmi lloj i ndarjes që mund të ekzistonte ishte kur gjërat përfundonin shumë keq. Gjërat që përfundonin në një mënyrë të mirë, ishte një gjë kaq e re për mua.… Më mësoi shumë.’

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE