‘Më dilte në ëndërr çdo natë’/ Roza rrëfen për tradhtinë e partnerit: Nga ajo ditë që u ndamë unë nuk e…
Roza Lati ka rrëfyer historinë e ndarjes nga partneri i saj, për të cilin thotë se shkak është bërë tradhtia e tij. Moderatorja ndër të tjera shprehet se, ndonëse shoqet e saj mundoheshin të ‘përgjonin’ ish-at e tyre, ajo zgjodhi të mos kthehej më pas dhe të mos interesohej më për të. Por siç tregon ajo, e vetmja gjë që s’mund të kontrollonte ishte fakti se çdo natë e shihte në ëndërr.
“Jam tradhtuar në lidhjen time të parë. Unë kam një forcë të madhe logjike që nuk ja imponoj trurit dhimbjen. E kam kaluar shumë shpejt. Kur unë jam ndarë nga dashuria ime e parë një arsye e fortë ka qenë lëvizshmëria e partnerit tim. Unë e njoha partnerin tim kur ai ishte në kulmin e punës së tij.
Unë isha e vogël, të vegjël ishim të dyja palët. Por në momentin që unë jam ndarë nga partneri jam ulur në një tavolinë me shoqet e mia të fakultetit, kisha afër një vajzë që nuk dua t’ja përmend emrin, që kishte një vit që ishte ndarë nga i dashuri dhe vazhdonte ta përgjonte, thoshte: Ai ishte këtu, mora vesh që kishte pirë kafe me këtë, me atë.
Kisha shoqen tjetër rahmet pastë që nuk jeton më që ndahej çdo javë nga i dashuri dhe veç për probleme fliste.
Isha dhe unë, u ula në tavolinë dhe ju thashë ‘u ndava’, vajzat u shokuan. Kam qenë 20 vjeçe dhe thashë unë u ndava dhe nga ky moment unë nuk e përmend më në tavolinë, nuk dua të më pyesni më në tavolinë dhe nuk dua të më raportoni fare se çfarë bën ai.
Nga ajo ditë unë nuk e përmenda njëherë, nuk pyeta për të njëherë. E vetmja gjë që nuk kam kontrolluar ishin ëndrrat, më dilte cdo natë në ëndër”.