Nuk ka nevojë të karikohet për 94 ditë, telefoni me baterinë më të fortë në botë!
YouTuberi i njohur Mrwhosetheboss, i cili njihet për vlerësimet e tij mbi pajisjet teknologjike pretendon se bateria e një telefoni zgjat 94 ditë. Bëhet fjalë për modelin Oukitel WP19, i cili ka një kamerë 64 megapikselë gjithashtu edhe një kamerë infra të kuqe për natën me 20 megapikselë.
Eksperti i pajisjeve teknologjike pohon gjithashtu se bateria e këtij telefoni është 21,000 mAh, me një kapacitet pesë herë më të madh se modeli iPhone 14 Pro Max. Ai bëri një test të thjeshtë përmes videos së tij në YouTube për të testuar bateritë e të dy modeleve. Pas një ore e gjysmë, bateria e iPhone-it ra në 95% ndërsa e telefonit Oukitel ishte 99%. Sipas tij, nëse jeni në një telefonatë ose dëgjoni muzikë, bateria e modelit Oukitel mund të zgjasë për pesë ditë. Ndërkaq nuk e përdorni non-stop bateria e këtij modeli mund të zgjasë për 94 ditë.
Së fundmi shkencëtarët kanë zhvilluar me sukses një bateri celulari të aftë për të karikuar një smartphone në vetëm 60 sekonda. Ekipi i studiuesve në Institutin e njohur të Shkencave të Energjisë prej vitesh është përpjekur për të kapërcyer kufizimet e teknologjisë tradicionale të baterive. Qëllimi i tyre ishte të krijonin një zgjidhje më efikase dhe më të shpejtë të karikimit për të përmbushur kërkesën gjithnjë në rritje për burime më të shpejta dhe më të përshtatshme të energjisë.
Ndërkaq, vendi ku jetoni mund të jetë pjesërisht fajtor për jetëgjatësinë e keqe të baterisë së iPhone. Apple ka zbuluar se si vendndodhja juaj është vetëm një nga shumë mënyrat se si mund të vuajë ngarkimi i iPhone. Nëse keni mbulim të dobët celular, pajisja juaj iOS do të ketë një shkarkim më të madh të baterisë. Sa më shumë të punojë iPhone juaj për të gjetur sinjal të mirë, aq më shumë do të vuajë bateria juaj.