Tiranë, çelet ekspozita për legjendën italiane të futbollit Paolo Rossi!

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, çelet ekspozita për legjendën italiane të futbollit Paolo Rossi!

Ekspozita mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të famshëm italian, Paolo Rossi, u çel këtë të enjte në Muzeun Historik, në Tiranë.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kryeministri Edi Rama dhe personalitete nga sporti italian dhe jo vetëm.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka: Jam shumë i nderuar të hap këtë ceremoni inaugurimi. Paolo Rossi është ndarë fizikishr nga jeta, por vazhdon të frymëzojë brezat e rinj.

Kryeministri Edi Rama: Për ne, futbolli ka qenë një imazh i një bote tjetër, prania e një jete tjetër. Mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte të një ëndrre të ndaluar. Për ne ishte dritarja e lirisë në errësirën e asaj kohe. Thamë me të padrejtë që kjo ishte ide imja, por nuk hyj te ata që kanë një pozicion më të lartë. Ideja ishte e Arrigo Sacchi, që e vlerësoj. U ndjeva shumë krenar, se e di që nuk është një person i lehtë. Faleminderit që na dhatë mundësinë të mikprisnim këtë ekspozitë.

Hapësirat e ekspozitës, që do të qëndrojë e hapur deri në 24 shkurt, përshkruajnë në mënyrë kronologjike jetën dhe karrierën e Paolo Rossit.

Në veçanti, ekspozita paraqet nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane me mbi 500 relike unike përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm të Rossit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE