Vlogerja që për të kursyer ujë i vendos xhinset në frigorifer për t’i larguar papastërtitë!
Një vlogere në TikTok ka thënë se pastron rrobat e saj vetëm një herë në vit, madje insiston se ato nuk mbushen me erë. Vlogerja nga qyteti Surrey i Anglisë, shpjegon se e bën këtë për të kursyer ujë. Ajo gjithashtu thotë se vendos xhinset e saj në frigorifer për t’i larguar papastërtitë pa përdorur një lavatriçe.
Përmes një video në TikTok e reja thotë se pastron rrobat e leshta vetëm një herë në vit. Sipas saj materiali i leshtë është anti-mikrob dhe largon në mënyrë natyrale djersën dhe nxehtësinë nga lëkura gjatë stërvitjes, që nga ana tjetër parandalon erërat.
I wash my clothes once a year #clothingcare #satisfyingvideo #slowfashionmovement #woolcare #vintagewool #vintageclothingcare #vintagefashion #cleaningwool
Ndërkaq, nëse rrobat i lani në temperatura më të ulëta se 60 gradë Celsius, do të mund të jetë rrezik për shëndetin tuaj. Bakteret e rrezikshme si Escherichia coli lehtë barten nëpërmjet rrobave, nëse i lajmë në temperatura më të ulëta. Ka mundësi që bakteret të qëndrojnë në rroba edhe pas larjes në temperatura nga 60 apo 90 gradë.
Edhe pse bakteri është banues normal në zorrët e njeriut dhe të kafshëve të shumta, llojet e caktuara mund të shkaktojnë infeksione urinare dhe infeksione të zorrëve dhe mund të çojnë deri në forma të rënda të sëmundjeve me rezultat të mundshëm vdekjeprurës.
Bakteret në organizmin e njeriut jetojnë në temperaturë të trupit prej 37 gradësh, që do të thotë që do t’i vrasë vetëm temperatura më e lartë se kjo. Shumica besojnë që çarçafët mjafton të lahen një herë në muaj, edhe pse këshillohet që këllëfi i jastëkut të lahet çdo të pestën ditë, ndërkaq çarçafi pas dhjetë ditësh në temperatura më të larta se 60 gradësh.