Egnatia i merr barazimin Partizanit, kryeson me +10. Tirana i falet VAR-it, bardheblutë fitojnë me vuajtje kundër Kukësit!
Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 me Egnatian në fushën e tij, duke e lënë e lënë sërish diferencën +10 pike në favor të rrogozhinasve.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me Spahiun në minutën e 59-të, ndërkohë që të kuqtë arritën të barazojnë vetëm në minutën e 90-të me Skukën.
Teuta shënoi një fitore të thellë 3-0 përballë Skënderbeut, duke i lënë Kukësit vendin e fundit.
Tirana ka marrë një fitore të vuajtur kundër Kukësit, teksa për përmbysjen 3-2 ndaj verilindorëve i është dashur dy herë “ndihma” e VAR-it, pasi u akorduan dy penallti për bardheblutë. Vendësit kaluan të parët në avantazh me Salamin dhe më pas barazoi Latifi pas një pasigurie të portierit Tafas.
Dragoshi shënoi sërish për skuadrën e Kukësit, duke e bërë trajnerin Emiljano Çela të ëndërronte një fitore në debutim, por në minutat 69-të dhe 89-të, u akorduan 2 penallti me VAR, për skuadrën e Ahmatajt dhe në fund, 26 herë kampionët e Shqipërisë, e përmbysën rezultatin duke marrë një fitore të çmuar.
Ndërkaq po luhen Partizani-Egnatia dhe Teuta Skënderbeu. Durrsakët kanë kaluar në avantazh aktualisht me anë të Dacit në minutën e 18-të.
Ndeshjet sot
Kukësi-Tirana 2-3
Partizani-Egnatia 1-1
Teuta-Skënderbeu 3-0
Ndeshjet Nesër
Laci-Vllaznia 13:30
Erzeni-Dinamo 13:30
Renditja provizore
Skuadra ND Pikë
Egnatia 22 47
Partizani 22 37
Vllaznia 21 33
Tirana 22 33
Laci 21 26
Dinamo 20 25
Skënderbeu 21 25
Erzeni 21 22
Teuta 22 21
Kukësi 21 19