Ish ylli i Barcelonës transferohet në Arabinë Saudite, ja shuma e majme që do të përfitojë…
Ivan Rakitic i ka thanë lamtumirë Sevilja në La Liga dhe do ta vazhdojë karrierën e tij si lojtar i Al Shabab në Arabinë Saudite. Rakitic i thotë lamtumirë një klubi për të cilin dha kontribut për tetë sezone, nga 2010/11 deri në 2013/14 dhe 2020/21 deri në 2023/24. Me klubin saudit ai nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2025, ndërsa Rakitic u largua nga Spanja pas 13 vitesh, ku luajti te Sevilja dhe Barcelona. Sipas “Capology”, faqe e specializuar me paga jozyrtare të futbollistëve, Rakitiç do të fitojë pak më shumë se 15 milionë euro në vit te Al Shabab. Me këtë shifër ai ka kaluar yllin belg, anësorin Janik Karasko, i cili merr 13 milionë euro për një sezon. Të dy janë yjet më të mëdhenj të Al Shabab.
Rikujtojmë se edhe ish sulmuesi i Realit Madridit Karim Benzema, u transferua në kampionatin e Arabisë Saudite duke ndjekur shembullin e Cristiano Ronaldos apo Neymar të cilët fitojnë shuma marramëndese parash. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Karim Benzema u largua nga Reali i Madridit për të provuar dhe ai fatin në Arabinë Saudite. Reali nga ana e tij e ka vuajtur jo pak largimin e tij, teksa rendimenti para porte pa francezin ka rënë ndjeshëm. Karim Benzema përballet me probleme serioze në klubin e tij aktual në Arabinë Saudite, Al Ittihad. Sipas informacioneve ekskluzive nga Marca, lojtari nuk është paraqitur për rinisjen e sezonit dhe me vendim të trajnerit Marcelo Gallardo, nuk do të marrë pjesë në stërvitjen që skuadra do të kryejë në Dubai. Fati i Karim Benzemas mbetet i panjohur pasi sulmuesi francez zhvillon takime të reja me ekipin e tij aktual, Al Ittihad, për të përcaktuar të ardhmen e tij. Edhe pse vazhdimësia në Arabinë Saudite nuk është e garantuar, një rikthim në Evropë për lojtarin mund të nënkuptojë një ulje drastike të pagës.