Rreth 20 milionë të prekur me kancer në 2022, OBSH nxjerr shifrat: Në 2050 rastet e reja do rriten me 75%!

vovalbania February 03, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rreth 20 milionë të prekur me kancer në 2022, OBSH nxjerr shifrat: Në 2050 rastet e reja do rriten me 75%!

Në prag të 4 shkurtit, Ditës Ndërkombëtarë e luftës kundër kancerit, Organizata botërore e shëndetësisë dha alarmin se deri në vitin 2050 në rang global parashikohet një rritje me 77% diagnostikimeve të reja me kancer në vit, duke kaluar nga 20 milionë raste që ishin në vitin 2022 në 35 milionë raste në 2050.

Sipas studimit më të fundit të OBSH mbështetur në të dhënat e 115 shteteve, shtimi i rasteve lidhet me plakjen dhe rritjen e popullsisë, si dhe ekspozimin e njerëzve ndaj faktorëve të rrezikut, disa nga të cilat lidhen me zhvillimin social-ekonomik. Duhani, alkooli dhe obeziteti janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas rritjes së incidencës së kancerit, të njëjtën peshë kanë dhe ndotja e ajrit dhe faktorët e tjerë mjedisorë.

Vendet e zhvilluara pritet të përjetojnë rritjen më të madhe absolute të incidencës, me 4.8 milionë raste të reja të parashikuara në vitin 2050 krahasuar me 2022. Megjithatë, rritja e incidencës është më e habitshme në vendet e me zhvillim të ulët dhe të mesëm, përkatësisht 142% dhe 99%. Po kështu sipas OBSH, vdekshmëria nga kanceri në këto vende parashikohet të dyfishohet pothuajse në vitin 2050.
Por Oganizata Botëore e Shëndetësisë nënvizon faktin se “Ndikimi i kësaj rritjeje nuk do të ndihet në mënyrë të barabartë në vende të niveleve të ndryshme të zhvillimi. Ata që kanë më pak burime për të menaxhuar barrën e në rritje të kancerit do të kenë pasojat më të mëdha.

“Pavarësisht progresit që është bërë në zbulimin e hershëm të kancerit dhe trajtimin dhe kujdesin e pacientëve me kancer – ekzistojnë pabarazi të konsiderueshme në rezultatet e trajtimit të tij jo vetëm midis rajoneve me të ardhura të larta dhe të ulëta të botës, por edhe brenda vendeve.

Sipas OBSH, ekzistojnë mjete për t’u mundësuar qeverive që t’i japin përparësi kujdesit ndaj kancerit dhe për të siguruar që të gjithë të kenë akses në shërbime cilësore dhe të përballueshme.

Për të folur shifra, në vitin 2022 u zbuluan 20 milionë raste të reja dhe 9,7 vdekje nga kanceri. Në 1 person në 5 zhvillon një kancer përgjatë jetës, dhe rreth 1 dhe 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje. Anketa globale e OBSH-së ku bën pjesë dhe Shqipëria tregon se vetëm 39% e vendeve pjesëmarrëse mbuluan bazat e menaxhimit të kancerit si pjesë e shërbimeve të tyre shëndetësore bazë të financuara për të gjithë qytetarët. Vetëm 28% e vendeve pjesëmarrëse mbuluan kujdesin shtesë për njerëzit që kërkojnë kujdes paliativ, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjeve në përgjithësi, dhe jo vetëm të lidhur me kancerin. Tre ishin lloje kryesore të kancerit në 2022, ai i kanceri i mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65770 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE