Aksident me vdekje në Korçë/ Makinat bëhen copash, një viktimë dhe pesë të plagosur!
Në aksident rrugor, ku u përfshinë dy mjete, ndodhi këtë mbrëmje në fshatin Belorta në Korçë.
Një person humbi jetën dhe pesë tjerë mbetën të plagosur. Viktima u identifikua si Elvis Mizaku nga fshati Tërovë, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan në spitalin e Korçës.
Në aksident u përfshinë një makinë tip “Hyundai” dhe një tjetër tip “Volkswagen”. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga Top Channel, përplasja ka qenë e fortë, aq sa një nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës, e shkatërruar tërësisht.
Nuk dihet shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërkohë që pritet zbardhja nga grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.
Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Korçë/Informacion shtesë
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari Elvis Mizaku, dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit