“Çifti më i bukur në shtëpi”, Ori Nebiaj ‘sulmon’ çiftet me Romeon dhe Lisin
vovalbania
February 04, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Spektakli i kësaj të shtune nisi me dinamika të forta, ku u transmetua klipi i lojës që bëri Romeo me Elvisin me banorët e tjerë. Pasi dy protagonistët shpjeguan situatën ishte Ori Nebijaj, opinionistja e “Big Brother VIP 3” që e mbështeti Romeon për veprimin që bëri.
“Shyqyr që dole nga veshja e paqeruajtësit, shyqyr që provokove. Më vjen mirë që me lojën që bëtë ju kuptuat kë keni kundra kë keni pro dhe për mua mund të ishit dhe çifti më i bukur nga gjithë çiftet që janë aty brenda, ti dhe Lisi. Të paktën për lojën e Big Brother”, tha Ori.
Me anë të kësaj deklarate ajo në një farë mënyre ‘thumboi’ çiftet e reja që janë krijuar në shtëpi.