Siguria rrugore në Tiranë/42 leje drejtimi të pezulluara në 1 javë, bllokohen 15 mjete!
Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka vijuar punën intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Në javën që po lëmë pas, në Tiranë janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë 19 shtetas për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa patentë, si edhe nën efektin e lëndëve narkotike e për korrupsion aktiv. Rreth 10 mijë shoferë u ndëshkuan me gjoba për shkelje të ndryshme, si përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, parakalime të gabuara, mosvendosje rripi të sigurimit e po ashtu qëndrim të gabuar.
42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë. U bllokuan 15 automjete për detyrime të pashlyera ose për mungesë dokumentacioni. Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes e të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të garantuar sigurinë e të gjithëve.
Gjatë kësaj jave 19 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike si dhe për korrupsion aktiv.
Po ashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 9657 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme, si përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar.
42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë.
Policia bllokoi 15 automjete për detyrime të pashlyera, ose për mungesë dokumentacioni.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat të qarkullimit, për të garantuar sigurinë e të gjithëve.