Vëllai i Ilnisës tregon si po e përjeton familja lidhjen e saj me Meritonin!

vovalbania February 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vëllai i Ilnisës tregon si po e përjeton familja lidhjen e saj me Meritonin!

Raporti i Ilnisës dhe Meritonit është kthyer në një nga çështjet më të komentuara aktualisht në këtë BBV.

Një marrëdhënie tepër e afërt mes dyshes, ku nuk mungojnë puthjet e përqafimet, por që ende është në fazat e njohjes, sipas dy protagonistëve.

Raporti i tyre ka qenë tepër i komentuar dhe i paragjykuar në rrjet, kjo për shkak të diferencës së moshës mes “çiftit”. (që për saktësi, është 8vite diferencë).

Për të folur rreth kësaj, vëllai i Ilnisës ka qenë i ftuar në një intervistë në “Mos i bjer me top”, ku është pyetur nga moderatori se si kanë reaguar prindërit e Ilnisës për këtë marrëdhënie dhe gjithë paragjykimet.

“Situata është pak më komplikuar. Kemi të bëjmë me një raport ku ata të dy po i japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit dhe kjo mori ngjarjesh mbetet për t’u zhvilluar. Nuk kemi një etiketim të marrëdhënies së tyre. Në çdo rast, ata janë të rritur vet. Dashuri është fjalë e madhe.” – u shpreh vëllai i banores.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE