“Bëjmë puthjen e fluturës?”, momenti kur Heidi refuzon Romeon!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Bëjmë puthjen e fluturës?”, momenti kur Heidi refuzon Romeon!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Në shtëpi ka disa flirte mes banorëve, por ende nuk është zyrtarizuar asnjë çift. Mes tyre janë edhe Heidi me Romeon, të cilët po afrohen akoma dhe më shumë bashkë. Pas përqafimeve të shumta, ditën e sotme ata duke qëndruar  shumë afër me njëri-tjetrin dhe puthjet, prekjet dhe përqafimet kanë qenë më ‘të nxehta’ se më parë. Teksa Heidi ka qenë e ulur në prehërin e Romeos, ai i kërkojnë të bëjnë ‘puthjen e fluturës’ gjë të cilën Heidi nuk e pranon.

 

Meri është një nga banoret më të spikatura brenda shtëpisë me batutat, mimikat dhe mendimet e saj. Së fundmi pasi u shpreh se brenda në shtëpi ka fantazma, nuk e la me aq këtë histori. Pas largimit të Drinit nga shtëpia, krevati i tij më pas u bë i Olsit dhe të dy ish-banorët janë larguar nga shtëpia, kur askush nuk e priste. Për këtë Meri e ka quajtur  krevatin ku kanë fjetur ata, ‘krevati i fantazmave’ dhe ka paralajmëruar që askush mos të flejë atje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE