I dënuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 46-vjeçari në Krujë (EMRI)

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dënuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 46-vjeçari në Krujë (EMRI)

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, policia e Krujës ka kapur dhe ka vënë në pranga  46-vjeçarin Ilir Xaka, i dënuar me 3 vjet e 9 muaj e 14 ditë burgim, për kultivim të lëndëve narkotike.

Ilir Xaka është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kultivim të drogës në malësinë e Krujës në vitin 2022. Xaka u vu në pranga në rrugën “Donika Kastrioti”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Krujë
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Krujë, një shtetas i dënuar me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Donika Kastrioti”, u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Xaka, 46 vjeç, banues në Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 46-vjeçarin, me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2022, ka kultivuar bimë narkotike, në malësinë e Krujës.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE