Këto simptoma do ju tregojnë a jeni shtatzënë edhe pa bërë akoma testin…
Ka disa simptoma të cilat mund t´iu paralajmërojnë nëse jeni shtatzënë edhe pa pritur vonesën e cikleve menstruale. Më poshtë janë disa shenja që mund të tregojnë se jeni shtatzënë.
Dhimbje koke
Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzëne. Mund të jenë dhimbje koke të lehta ose të forta.
Lodhja
Kjo është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, veçanërisht mëngjeseve.
Urinim i shpeshtë
Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.
Neps
Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund ti urreni sa ti shikoni. Vezët, qumështi janë disa nga ushqimet që zakonisht femrat shtatzënë i urrejnë.
Hundë të bllokuara
Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzënisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.
Ndryshime në gjoks
Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund t’u dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.
Ndjeshmëri e lartë nuhatje
Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.
Ndjeheni keq në mëngjes
Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellave dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzënisë.
Ënjtje
Mund të provoni ënjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kyçet mund të enjten gjithashtu për shkak të rritjes së tensionit.
Lëvizje humori
Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzëna mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta.