Kryetarja Zaçaj: Nuk ka stok dosjesh në Gjykatën Kushtetuese!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kryetarja Zaçaj: Nuk ka stok dosjesh në Gjykatën Kushtetuese!

Sot në analizën vjetore të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Holta Zaçaj tha se institucioni që ai drejton, nuk ka dosje stok, ndryshe nga sa ndodh në gjykatat e tjera. Gjatë 2023-shit janë regjistruar 452 kërkesa.

Shqyrtimi rezulton me kohëzgjatje afro 8 muaj, 452 kërkesa ishin në total në 2023, ku 367 kërkesa të regjistruara në vitin 2023 dhe 85 kërkesa ishin të mbartura nga viti 2022. Në vitin 2023 u regjistruan 452 kërkesa në Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera. Kemi patur 6 vendime, të cilat janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetësh, 3 nga organizatat, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë. Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash. Në vitin 2024 janë mbartur 93 çështje nga viti 2023.

Trupa gjyqësore e plotësuar ka trajtuar çështje të rëndësishme.  Parimet që e kanë udhëhequr gjykatën janë paanshmëria, transparenca dhe eficenca. Duke u kujdesuar dhe angazhuar për të respektuar afatet procedurale dhe dhënies së argumentimeve të vendime, gjykata ka synuar cilësinë e vendimmarrjes.

Zaçaj vuri në dukje se buxheti nuk ka qenë i pamjaftueshëm.

Gjykata ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmbushjen e objektivave me qëllim dhënien e një drejtësie funksionale. Në kushtet e një buxheti të panevojshëm gjykata mori nisma konkrete për përmirësimin, miratimin e rregullores për funksionimin e administratës, rregulloren për komunikimin e gjykatës me median dhe ri-dimensionimi i marrëdhëniet me të dhe publikun.

Sot rroga e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese është 390 000 lekë bruto, 290 000 lekë neto, e krahasueshme me gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Lartë, pra e krahasueshme. Dhe sipas piramidës, ne duhet të jemi gjyqtarët më të paguar. Vendimet kushtetuese kanë përgjegjësinë më të madhe.

Zaçaj tha se vendimi për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët është duke u punuar.

Do t’i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet. Nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhur me këto zona, e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian, në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ajo që ne thamë në kuptimin e juridiksionit të dyfishtë apo ekstraterritorial që lind, ne këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh, marrëveshja futet në hierarkinë e normave. Eshtë e vendosur në një rang hierarkik nga vetë Kushtetuta. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut është në nivel kushtetues. Në këtë kuadër, juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim.

Ndërkaq, iu përgjigj pyetjeve për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Më 28.9.2023, gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen. Ne nuk kemi filluar ende, po shqyrtojmë akoma çështje të majit. Eshtë duke u përgatitur. Nuk ka ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët në proces. Kur relatori i çështjes të jetë gati do të mbahet seanca.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE