Një ‘peeling’ për celulitin, përbërësit i gjeni në kuzhinën tuaj!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një ‘peeling’ për celulitin, përbërësit i gjeni në kuzhinën tuaj!

E vetmja mënyrë që të hiqni qafe celulitin është kombinimi i ushqimit të shëndetshëm, i aktiviteteve fizike dhe i pirjes së ujit. Ndërkaq për efekte më të mira dhe më të shpejta ekspertët rekomandojnë përbërësit të cilët me siguri i keni në kuzhinën tuaj. Këto përbërës janë gjysmë gote kafe, 2 lugë sheqer ngjyrë të kafeje dhe 2 deri 3 lugë vaj ulliri.

Përbërësit përzieni dhe vendosini në një enë të vogël me kapak. Pas dushit bëjini masazh të mirë zonave kritike me këtë peeling natyral dhe shpërlajeni me ujë të vakët. Për të arritur rezultate të mira, përbërjen përdoreni sa më shpesh. Ndërkaq, stina e dimrit është idealja për të bërë një peeling kimik. Sipas dermatologes Michelle Henry, gjatë muajve më të ftohtë, rreziku i ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV pas një ‘peeling’ është shumë më i ulët.

Një trajtim kozmetik i avancuar, si peeling kimik përfshin përdorimin e produkteve që përmbajnë sasi të përqendruara të acideve eksfoliuese dhe përbërësve aktivë që lejojnë lëkurën të heqë shtresat e sipërme, duke eliminuar kështu njollat dhe duke nxitur prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Kjo lloj formule e bën lëkurën jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ekspozimit të diellit dhe nxehtësisë, për pasojë lëkura mund të dëmtohet më lehtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE