Vështirësia më e madhe në jetë? Sara Hoxha ndan copëza nga jeta e saj!
Sara Hoxha, trashëgimtarja e dytë në krye të Top Channel, përmes një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ka ndarë disa copëza të bukura nga jeta e saj, me publikun që e ndjek.
Nisur nga jeta private, ajo tregoi se falë suportit që merr dhe me sa shumë dashuri e bën atë gjë, të qenurit nënë e 3 fëmijëve nuk është edhe aq e vështirë për të.
E pyetur pse në asnjë moment nuk e nxjer fytyrën e fëmijëve të saj ajo shprehet:
“Nuk më duket se është vendi im për ta bërë këtë. Ndoshta një ditë do ta bëj. Është përgjegjësia ime t’i mbroj dhe t’i ruaj nga sa më shumë dëm që të mundem. Një ditë kur të rriten le të vendosin vetë.”
E përsa i përket vështirësisë më të madhe që ajo ka në jetë është të mos pasurit mundësi të ndaj sukseset e jetës së saj me babain, Dritan Hoxhën, e sidomos faktin që nuk ka arritur dot t’a njohë me 3 fëmijët e saj.