Bojken Lako tregon pse zgjodhi muzikën në vend të aktrimit, projektet e tij të reja me Sandër Gjokën dhe Gent Bushpepën

vovalbania February 06, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Bojken Lako tregon pse zgjodhi muzikën në vend të aktrimit, projektet e tij të reja me Sandër Gjokën dhe Gent Bushpepën

I lirë, kontrovers, atipik dhe gjithmonë “ brenda në kohë “ edhe kur e kapërcen atë, i butë po aq sa rebel, larg joshjes për perfeksionin dhe shumë afër talentit të lindur, Bojken Lako vjen ti shpërfaqë “ Dy botët” e tij në një bisedë me Helidon Haliti krejt shpenguar siç ai di dhe siç ai është.

Bojken Lako ka treguar për herë të parë se si nisi rrugën e muzikës dhe nuk u bë aktor sikurse babai i tij, ndonëse studimet i ndoqi për Regji.

“Siç thashë për Bujon, te kjo pjesa e trashëgimisë së talentit të vet e kishte siklet atë. Më ushqente me idenë dua të bësh diçka në jetë që të jesh më i mirë se unë. Prandaj unë kam studiuar me piano dhe kam qenë realisht i talentuar. E shihte mbase talentin që mbase pikturoja, dhe kishte qejf ai që të bëhesha regjisor, meqë kisha disa lloje talentesh.

Bile i kam thënë që dua të bëhem aktor se dhe ynë hyra në shkollë për Regji dhe dy vitet e para normalisht që më dukeshin njësoj sepse lëndët ishin të njëjta. Ai ishte me këtë që aktori mund të jetë regjisor shumë i mirë, mund të bëjë një film. Kjo ishte ajo që e shqetësonte pak, që kur e bën një gjë duhet ta bësh mirë, me nivele të larta. Ka qenë një nga njerëzit që më ndiqte shumë dhe nëpër koncerte, vinte pak si i fshehur nëpër koncerte në lokale, kishte qejf kur arrija ndonjë moment të mirë emocional në ndonjë këngë, ndihej mirë” thekson Lako.

Bojken Lako ka treguar për shkëputjen që pati nga muzika dhe për projektet e tij në të ardhmen. “Unë me muzikën kam pasur një moment shkëputje sepse pata një moment që nuk më pëlqente krijimtaria ime personale në muzikbërje. Më duket sikur bëja të njëjtën gjë. Dhe kam pasur qejf këtë periudhë që të punoj më tepër në krijimet e të tjerëve. Kam qejf të këndoj në krijimet e të tjerëve.

Kam nisur tani në Festival me mjeshtrin, legjendën Sandër Gjoka diçka. Por ai ka shumë ide dhe mund të bëjmë dy apo tre gjëra në të ardhmen. Gjithashtu me Gent Bushpepën. Kam dëshirë të punoj në një album që ka lidhje pak me muzikën folklorike qytetare, të sjella pak ndryshe. Dua të bëj ato eksperimente më shume se sa krijime origjinale nga fillimi. Megjithatë dhe e kisha ndërprerë. Por një ditë po dëgjoja këto demot e mia kur i kam bërë atëherë, kur i kam pasur energji për të krijuar dhe mbase bëj dhe ndonjë gjë në të ardhmen”, shprehet Lako.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65791 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE