Efi tregon mesazhin e rëndë që merr në rrjetet sociale
Rrjetet sociale iu kanë dhënë mundësinë njerëzve të komunikojnë me njëri-tjetrin në mbarë botën. Mirëpo, përveç influencës pozitive që ka, përdorimi i tyre gjerësisht ka sjellë edhe shumë dëme në shoqërinë tonë dhe jo vetëm.
Mesazhet urryese dhe nxitjet për dhunë shpërndahen kudo në mediat sociale dhe kryesisht personazhet publik janë ata që përballen më shumë me këtë gjuhë urryese dhe të shëmtuar.
Një ndër personazhet që është sulmuar virtualisht nga një përdorues i rrjetit social Instagram është Efi Dhedhes. Asaj i është dashur të përballet me një mallkim nga një përdorues, i cili mesa duket vdekja e dikujt e bën të ndihet shumë mirë.
Ish-banorja e BBV2 ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një mesazh që ajo ka marrë, ku dikush i ka uruar vdekjen.
“Ishallah vdes”, shkruhet në mesazhin e publikuar në Instastory.
“Mirëmëngjes nga njerëzit e shpifur që mban kjo botë”, i është përgjigjur publikisht Efi personit që ka shkruar këtë mesazh.
Efi ka bërë një tjetër postim, në të cilin ka treguar se pavarësisht këtij mesazhi të rëndë, ajo prapë do shkëlqejë.
“Por ti prap shkëlqe”, shkruan Efi bashkangjitur fotografisë së publikuar, ku shihet e veshur sportive dhe në kokë mban një kapele.