Kriset miqësia mes tyre? Arbana habit me veprimin për festën e Oltës

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kriset miqësia mes tyre? Arbana habit me veprimin për festën e Oltës

Aktorja e njohur Olta Gixhari zbuloi më në fund për publikun ditën e djeshme gjininë e fëmijës së saj gjatë ceremonisë së “Gender Reveal”.

Në një video mjaft të bukur të postuar nga Olta në Instagram, u zbulua se ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe Amari do të bëhet me një vëlla.

Në festë morën pjesë shumë figura publike. Ndër të pranishmet atje ishte edhe Sara Hoxha, Xhemi Shehu etj., por ajo që ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani.

Dyshja kanë pasur një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën prej shumë vitesh, por mesa duket ky raport ka ndryshuar pas BBV2.

Ndër komentet e shumta që Olta mori, mungon një urim nga ana e Arbanës. Kjo e fundit nga ana tjetër ka postuar në Instagram foto në qytetin e Shkodrës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE