Presidenti i Argjentinës Milei thotë në Izrael se ‘do të zhvendosë ambasadën në Jeruzalem’!
Megjithë protestat masive kundër politikave të tij në Argjentinë, Javier Milei erdhi sot në Izrael ku njoftoi planet se do të zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Ekonomisti 53-vjeçar që ka nisur një fushatë të ashpër kursimesh publike që prej fitores së zgjedhjeve dy muaj më parë, u prit sot nga ministri i jashtëm i Izraelit Israel Katz në aeroportin e Tel Aviv dhe do të takohet me kryeministrin Netaniahu.
Në vizitën e tij të parë jashtë vendit Milei tha mes të tjerash se “Dua të zhvendos ambasadën në perëndim të Jeruzalemit”, çka i mirëprit nga zyra e kryeministrit Netanyahu.
Pas mbërritjes Milei shkoi drejt Murit Perëndimor në zonën e pushtuar të qytetit të vjetër të Jeruzalemit, që konsiderohet vend i shenjtë për hebrejtë.
Milei i njohur për barsetat dhe retorikat provokuese, e përshkruan veten si “anarko-kapitalist”. Ai thotë se është rritur në një familje katolike por ka studiuar fenë behreje.
Edhe pas zgjedhjes së tij në nëntor, ai vizitoi varrin e një rabini në New York – një destinacion i njohur për hebrejtë.
Argjentina llogaritet se ka një komunitete hebre prej 250,000, nga më të mëdhenjtë në Amerikën Latine. Në ndalesën tjetër të vizitës ai do të jetë nesër në Itali.
Plani i tij ekonomik për Argjentinën me shkurtime të mbështetjes sociale, reduktim të të drejtave të punëtorëve dhe ‘liri kapitalizmi’ ka shkaktuar protesta të gjera popullore javët e fundit.