Vendi ku do të prezantohet gjenerata e ardhshme e MG3!
Së fundmi është publikuar imazhi i parë zyrtar i modelit të ri MG3 nga marka kineze SAIC. MG3 i ri do të prezantohet më 26 shkurt të vitit 2024 në Panairin e Gjenevës, por tashmë janë publikuar disa pamje se si do të duket ai. Modeli i ri do të përmbajë dy ekrane të mëdha, një ekran plotësisht për shoferin dhe një me sistem info-argëtues.
The new MG3 will be unveiled at the Geneva International Motor Show on February 26. Take a sneak peek at this beauty and stay tuned. pic.twitter.com/Vh5zdVPV2v
— @MGMotorEurope (@MGMotorEurope) January 15, 2024
Të dy duket se përdorin softuerin më të fundit të MG-së, i cili ndodhet edhe në modelet MG4 hatchback dhe MG5 tërësisht elektrik. Detaje tjera që mund të dallohen janë sediljet, butonat për kontrollin e klimës dhe ndërruesi i shpejtësive po i njëjti si në modelet MG4 dhe MG5.
Kur bëhet fjalë për detaje teknike, marka kineze po qëndron e heshtur. Por, ajo premton një kombinim të efikasitetit, performancës dhe aftësisë për të drejtuar me emetime zero të karbonit. Përveç prezantimit të MG3, Panairi Motor Show në Gjenevë do të përdoret edhe për të zbuluar performancën dhe fuqinë e serisë MG Cyberster.