‘Drama’ e krijuar në BBV me Sarën, reagon partnerja e Endrik Bebës
vovalbania
February 07, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Partnerja e Endrik Bebës ka reaguar pasi ky i fundit iu bashkua shtëpisë së BBV mbrëmjen e djeshme.
Ajo ka bërë një postim në InstaStory ku shprehet se Beba ka shumë për të treguar.
“Që në ditën e parë që të njoha jeta ime mori shumë ngjyra! Çdo njeri që të njeh e di se sa shumë ke ti për të treguar dhe kjo është arsyeja dhe shtysa ime më e madhe të bëheshe pjesë e kësaj eksperiencë. Që në momentin që hyre në jetën time ishe me mua në çdo hap ndaj sot është dita ime! Me ty gjithmonë! Krenare për atë që je”, shkruan partnerja e tij.
Beba dhe Sara, e cila gjithashtu është pjesë e BBV, kanë patur vite më parë një lidhje bashkë.