i moshuari feston 100-vjetorin në McDonald’s, aty ku ha çdo ditë prej 36 vitesh!
Një i moshuar pak ditë më parë mbushi 100-vjeç dhe festoi në McDonald’s, të cilin e ka vizituar pothuajse çdo ditë prej 36 vitesh për të shijuar mëngjesin. Zan White nga Virxhinia Perëndimore shërbeu në Luftën e Dytë Botërore si mirëmbajtës i radarëve dhe ishte pjesë e klubit të pensionistëve që hanë jashtë.
Kështu që për 36 vitet e fundit, është bërë traditë që ai të hajë mëngjes me rreth 12 nga miqtë e tij në McDonald’s në zonën e Elkins. “Zanin e shoh çdo mëngjes për pothuajse të gjitha 24 vitet që punoj këtu. Është kënaqësi ta shoh atë çdo mëngjes”,-tha Mark Godwin, menaxheri i dyqanit të McDonald’s.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se McDonald’s ka hapur pikën e tij të parë pa punëtorë njerëz. Kjo pikë ndodhet në qytetin Fort Worth, në Teksas, në SHBA. Në këtë McDonald’s, porositë do të bëhen përmes aplikacioneve celulare, me të vetmin ndryshim që nuk do të ketë kontakt njerëzor. Përveç kësaj, do të jetë një rrip transportieri automatik që afron porosinë me klientin. Kompania ka theksuar se kjo është një metodë dërgimi “më e shpejtë dhe më e lehtë” për klientët. Një koncept i ri biznesi që McDonald’s e ka mbrojtur edhe zyrtarisht. Keith Vanecek, menaxher i restorantit tha se: