Tha se u kërcënua dhe siguroi mbrojtje ligjore, gjyqtarja Arnisa Këlliçi merret e pandehur!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Tha se u kërcënua dhe siguroi mbrojtje ligjore, gjyqtarja Arnisa Këlliçi merret e pandehur!

Më 20 janar denoncoi se u kanos dhe më pas siguroi mbrojtje 3-mujore për ruajtjen fizike të saj e të familjes nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Prokuroria Tiranë merr të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi për “Kallëzim të rremë” dhe “Falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallëzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimentale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm  për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal, nr.552 të vitit 2024, për veprën penale të “Kanosje e Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal, me kallëzuese Gjyqtaren Arnisa Këlliçi.

Në datën 20.01.2024 në orën 23:10 min, në Komisaritin e Policisë nr 3, Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal gjyqtarja Këlliçi., e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhoma penale.

Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Ndër të tjera, kallëzuesja ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë. Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë perdorur emrat e fëmijëve të saj.

Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimentale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm  për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.

Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administruar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja A. K, duke vënë në lëvizje këtë institucion, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrates A. K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.

Në këto kushte, rezulton se kjo gjyqtare, ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të dhëna me përmbajtje të rreme, me qëllim marrjen e përfitimeve të cilat, nuk i takojnë.

Sa më sipër, nga ana e organit të prokurorisë është vendosur marrja si e pandehur e shtetases A.K., edhe për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumeteve” të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Për faktet e mësipërme, është vënë në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas ligjit.

Njëkohësisht, referuar parashikimeve të neneve 78 dhe 84 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është vendosur shpallja e moskompetencës dhe kalimi i akteve pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ndjekje të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE