Seanca e Kuvendit sërish e bllokuar, hiqet nga rendi i ditës votimi për rikthimin e basteve/Noka hedh miell në formën e vizave të kokainës!
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur për seancën plenare të radhës ku pritej votimi që pas 5 viteve rikthen bastet online, por maxhoranca e hoqi nga rendi i ditës. 23 deputetë të grupeve Bardhi-Berisha nuk janë në sallë si “të ndëshkuar” për kaosin në seancat e kaluara e në punimet e komisioneve kuvendore. Ata tentuan të hynin, por nuk u lejuan nga gardistët. Flamur Noka iu hodhi miell punonjësve të Gardës së Republikës.
Noka e hodhi miellin çka sipas tij tregon se “ky është narkoshtet”.
Janë pjesë e maxhorancës, po i shërbejnë narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqëuesit e popullit të hyjë në Kuvend.
Noka spërkati edhe shkallët e selisë së parlamentit me miell, duke simbolizuar vizat e kokainës.
Më pas, Noka vrapoi drejt Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, i cili po qëndronte në oborr dhe gjithashtu i hodhi miell.
Në rendin e ditës është përfshirë edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj.
Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit. Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në Fletoren Zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.