Shuhet në moshë fare të re gazetarja e “Mediaset”, Carlotta Dessì!
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare gazetarja e njohur italiane Carlotta Dessì. Gazetarja e “Mediaset”, ku punoi për disa programe, humbi betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej muajt gusht. Brenda pak muajsh gjendja e Carlotta Dessì u përkeqësua ndjeshëm.
Kohët e fundit gazetarja e ndjerë ka qenë e ftuar në programin ku ka qenë korrespondente vitet e fundit. Ishte hera e saj e fundit në TV. Ajo nuk ishte në gjendjen më të mirë, po i nënshtrohej një trajtimi të rëndë, por u shfaq e qeshur dhe optimiste.
“Duhet të luftosh, jo të dorëzohesh. Një gjë është e qartë, nuk jam vetëm. Nuk kam qenë për asnjë moment që prej ditës së parë që zbulova sëmundjen time, 4 muaj më parë. Nga ai moment jeta ime ndryshoi. Ndryshoi për mua, për familjen time, për partnerin tim”,-u shpreh në atë kohë e reja.