‘Çifti’ i “Big Brother VIP 3” që ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë…
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…
Egla Ceno nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar, po ashtu dhe aktori Julian Deda, i cili numëron sërish 439 mijë ndjekës. Roza Lati në ndryshim nga java e kaluar ku nuk kishte ndryshuar në numrin e ndjekësve, këtë herë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 824K. Astrologia Meri Shehu ka shtuar 1000 ndjekës dhe tani numëron 14.1K.
Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 2K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar po ashtu 2 mijë ndjekës.
Njësoj me rritje si javën e kaluar, edhe këtë herë Vesa Smolica rezulton me një numër të shtuar, më saktësisht me 2K më shumë. Këtë javë ajo numëron 55.2K. Rike Roçi gjithashtu si Vesa ka fituar 2 mijë ndjekës dhe tani numëron 128K. Po ashtu Heidi Baci rezulton me një numër të madh rritje, prej plot 5K. Kujtojmë se Heidi po komentohet shumë për një romancë të mundshme me Romeo Veshaj. Njësoj si Heidi, edhe ky i fundit ka shtuar 5 mijë ndjekës më shumë dhe tani ka 310K.
Ledjona Xheladinaj ka bërë në ‘prime-in’ e kaluar një gjest mjaft altruist ndaj Ilnisës. Ajo ka hequr dorë nga telefonata që mund të bënte me vajzën e saj dhe ia ka lënë këtë mundësi Ilnisës. Duket se ky veprim është përkrahur mjaft edhe nga fansat. Si pasojë, Ledjona ka fituar 4 mijë ndjekës në Instagram dhe tashmë numëron 30.4K. Lisi po ashtu rezulton me rritje këtë javë, ku ka shtuar 1 mijë fansa në llogarinë e tij të Instagramit.