Ishte në Tokë 350 milionë vjet më parë, zbulohen mbetjet fosile të një peme të rrallë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ishte në Tokë 350 milionë vjet më parë, zbulohen mbetjet fosile të një peme të rrallë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/02//ishte-ne-toke-350-milione-vjet-me-pare-zbulohen-mbetjet-fosile-te-nje-peme-te-rralle.jpg)
Një ekip studiuesish në Kanada kanë gjetur mbetjet fosile të një peme të rrallë që ka qenë në Tokë 350 milionë vjet më parë. Kjo u zbulua nga një rindërtim 3D i bërë nga Timothy Stonesifer i Kolegjit Colby dhe u botua në “Current Biology”. Në pamje të parë, pema fosile e gjetur në provincën kanadeze të New Brunswick i ngjante një palme. Megjithatë, palmat e para u shfaqën në Tokë 50 milionë vjet më parë. Sanfordiacaulis, siç u quajt kjo specie e re, është 350 milionë vjet e vjetër.
Gjethja e saj ka një formë të ndryshme nga ajo e palmave në të cilat gjethet rriten të gjitha në majë. Pema fosile kishte rreth 250 gjethe që u rritën duke mbështjellë të gjithë trungun, jo vetëm majën. Bëhet fjalë për gjethe të mëdha, deri në 1.75 m të gjata dhe të pozicionuara në një spirale rreth një trungu të vogël, me diametër rreth 16 cm. Rezultati ishte një bimë e hollë, por me një gjethe të harlisur.
Sipas autorëve të studimit, gjethet e ekzemplarit të analizuar nuk janë të plota. Mungonte të paktën një metër tjetër, i cili nuk u ruajt në procesin e fosilizimit. Por megjithatë bëri të mundur ruajtjen e një ekzemplari jashtëzakonisht të plotë. Pema u rrit në bregun e një liqeni në të cilin përfundoi pas një tërmeti dhe atje u fosilizua shpejt në një situatë qetësie relative, e cila lejoi formimin e një gjetjeje të tillë të rrallë. Ne ende nuk e dimë pse Sanfordiacaulis kishte gjethet e tij të rregulluara kështu. Një teori është se ishte një mënyrë për të kapur sa më shumë dritë që të ishte e mundur dhe për të mposhtur konkurrencën nga bimët e tjera me të cilat bashkëjetonte.